Ish-kryeministri Berisha pas përfundimit të protestës, ka folur nga selia blu, ku u shpreh se ndihet më i fortë se kurrë dhe të gjitha vendimet e marra ndaj tij janë ilegjitime dhe një hakmarrje politike në shkelje me çdo parim të ligjit.

“Jam më i fortë se kurrë, i garantoj shqiptarëve se kjo kauzë do triumfojë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhje me krimin, drogën e vjedhjes së shqiptarëve i ka kohët e numëruara. Edi Rama do përfundojë si stërgjyshi i tij në kalendat e historisë. Shqiptarët do kenë opozitën e tyre ashtu siç e meritojnë, kjo histori është një histori në zhvillim dhe një histori më krenare e këtyre burra e grave që nuk u mposhtën nga askush. Gjithçka e marrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet janë marrë si hakmarrje politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji të këtij vendi. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe mirupafshim. Fitore, fitore, fitore”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA