Festat e fundvitit nuk kanë kuptim pa dy gjëra: Pa magjinë e Krishtlindjes dhe pa “Arrëthyesin”.
Baleti emblematik i Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur, vjen me një produksion të ri në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në datat 22, 23 dhe 24 dhjetor.
Emocioni për trupën është edhe më i madh, sepse publikut do i bashkohen edhe gjashtëdhjetë artdashës që kanë vështirësi në shikim. Shfaqja do t’u bëhet e mundur me anë të një përshkrim zanor live.
Produksionit do t’i bashkohet edhe fëmijët e korit i zërave të bardhë si dhe grupi i fëmijëve nga Akademia IDAA.
Më pas, Opera do të shkojë në çdo qytet të Shqipërisë me kamionin lëvizës për të sjellë koncertet më afër publikut. Deri në prag ndërrimi te viteve.
Top Channel