
Në Top Story, analisti Julian Zyla tha se protesta e Berishës nuk është për masën e sigurisë, por me faktin që është marrë i pandehur.
“Protesta juridike e Berishës duke mos u paraqitur nuk besoj se ishte realisht ndaj masës së sigurimit. Është masa më e lehtë e mundshme. Nuk është protestë ndaj masës së nuk ka masë më të lehtë. Është protestë ndaj procedimit pse më keni marrë të pandehur. Protesta e Berishës ishte ndaj procedimit.”-tha Zyla
Ndaj fjalës së tij ndërhyri Flamur Noka, ndërsa Zyla i kërkoi të mos e sulmonte personalisht.
Noka: Mirë bërët që ia dhatë fjalën…
Zyla: Jeni shumë dobët me sulme personale, përmirësohu
Noka: Është qesharake. Tekstet që bën Brava prodhohen të Fuga dhe ua jep të njëjtat tekste.
Top Channel