Viktima kryesore e abuzimeve të financierit famëkeq Jeffrey Epstein celebronte sot duke njoftuar se më shumë se 170 persona me lidhje me trafikantin e vajzave do të ekspozohen së shpejti, duke e quajtur këtë “dhuratë e parakohshme ditëlindjeje”.
Virginia Giuffre — e cila ka marrë $12 milionë nga një padi pas akuzave se Epstein e trafikoi atë seksualisht te princi britanik Andrew — dukej se provokonte bashkëpunëtorët e famshëm të pedofilit që thuhet se vrau veten në burg.
“Do të ketë disa njerëz shumë nervozë gjatë periudhës së krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, saktësisht 170?” shkruante Giuffre në rrjetin X.
“Gëzuar Krishtlindjet,” shkruante 40 vjeçarja Giuffre, në një tjetër postim.
Zhvillimi vjen teksa gjykatësja e Manhattan, Loretta Preska urdhëroi të hënën publikimin e dokumenteve të padisë së Giuffre ndaj ish madamës së Epstein, Ghislaine Maxwell, në vitin 2015.
Sipas dhjetra individë që kanë përdorur shërbimet e prostitucionit e abuzimit të Epstein do të emërohen publikisht.
Mediat dhe gjyqtarja kanë thënë se të gjithë të përfshirët në skemën e abuzimeve seksuale dhe kontrollit nga Epstein, janë emra të njohur te medias, biznesit e administratave.
Ish presidenti Bill Clinton dhe kreu i Microsoft Bill Gates janë vetëm dy nga figurat e përfolura që kalonin kohë me pedofilin milioner dhe janë fotografuar me viktimat e abuzimeve të Epstein.
Disa pjesë të dokumenteve do të mbeten konfidenciale, siç janë identitetit e personave që ishin të mitura kur janë abuzuar seksualisht nga Epstein apo të tjerë.
Epstein u raportua se vrau veten në qeli në 2019 teksa priste gjyqin për akuzat e trafikut seksual.
Ndërsa bashkëpunëtorja e tij Maxwell, 61 vjeçe, po kryen dënimin me 20-vjet burg për ndihmë në krimet e Epstein dhe rekrutim të vajzave që do të abuzoheshin.
Top Channel