Gjatë muajit nëntor, INSTAT tregon se në Shqipëri kanë lëvizur në kufi 1,1 milionë shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Kjo shifër është gati 36 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2023, janë 1.074 milionë duke shënuar një rritje me 28,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptare që kanë hyrë në territorin shqiptar është 552 mijë.
Ky numër është rritur me 22,6 %, krahasuar me një vit me pare. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 547 mijë ky numër është rritur me 52,7 %, krahasuar me një vit më parë.
Që nga fillimi i vitit e deri ne fund të nëntorit, në Shqipëri kane ardhur 9.5 milionë shtetas të huaj ose 33.3 për qind me shume se ne vitin 2022.
Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë janë 554 mije me një rritje prej 20 për qind. Nga fillimi i vitit shtetasit shqiptare kane bere 6.3 milionë udhëtime jashtë vendit, me një rritje prej 20 për qind. Të huajt qe vijnë më së shumti në Shqipëri, janë europianët me gjithsej 525 mije persona, e me pas Amerika dhe Azia.
Shifrat tregojnë se nga 9.5 milionë të huaj qe erdhën në Shqipëri, 8.9 milionë u deklaruan se kishin ardhur për pushime apo takime familjare, 114 mijë për biznes dhe gati gjysmë milioni kane kaluar tranzit.
Ndërkohë që ka një rënie të madhe të atyre që vijnë për trajtime shëndetësore. Nga 2364 që ishin një vit më parë, këtë vit kanë ardhur, 895 me një rënie të fortë prej 62 për qind.
Top Channel