Pedagogu Zylyftar Bregu ka renditur sot në Top Story problematikat në burgje të cilat rrallë raportohen dhe sjellin ngjarje të rënda si ajo e pak ditëve më parë në Peqin.

Bregu e nisi që me mungesën e strukturave të policisë në burgje.

“Mendoj që sistemi i burgjeve në Shqipëri po demonstro probleme të rënda të administrimit sidomos për sigurinë. Mos të ngelemi vetëm te Peqini, sot struktura e policisë në burgje ka mungesë stafi. Në disa burgje kjo shifër shkon deri në 30%. Ajo pjesë e strukturës që është, mban dhe barrën e asaj pjesës që mungon. Sistemi i sigurisë në burgje ka kaluar nga 8 orësh, në sistem 12 orësh, imagjinoni një punonjës policie që punojë ne stres, bie efikasitetit dhe siguria.”

Pedagogu përmendi edhe futjen e ushqimit nga jashtë që sipas tij ndodh vetëm në Shqipëri si dukuri, e cila jo vetëm që ka rrezik futjen e sendeve të tjera, por favorizon edhe tendarat.

“Sistemi i burgjeve demostron disa dukuri unike shqiptare, dukuria e futjes së ushqimeve. Është dukuri tipike shqiptare, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kjo ka nisur në fillim të viteve 90 kur shteti shqiptar ishte i dobët, tani motivi është jemi në logjikën win win, ata hanë ushqimin e tyre, ndërsa administrata me këtë praktikë ushqen korrupsionin. Ka tender ushqimesh aty dhe ushqimi merret dhe nga jashtë.  Përmes ushqimet nga jashtë futën dhe elementë të paligjshëm narkotikët, thika. Është ngritur kjo problematikë. Ka vetëm anë negative, hierarki sociale brenda burgut, krijon korrupsion, fut elementë që cenojnë sigurinë tjetër. Filozofia sesi funksion sistemi i burgjeve në Shqipëri është private, ai ushqimin, ai TV, palestrën e bën vet i dënuari. Duhet t’i ndërtojë shteti por i ndërtojnë personat që kanë fuqi ekonomike. Kjo cenon sigurinë, krijon tension. Dhomat rregullohen privatisht, sektorët administratoren privatisht. Këto janë ambiente që monitorohen dhe të dënuarit shkojnë atje sipas një plani. Palestrat lejohen por jo të ndërtohen privatisht. Ekranet ekstra me pagesë prap i paguan vetë i dënuari”-tha Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA