Zjarrfikësit këtë fundvit do të kenë si shpërblim një pagë mujore shtesë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas mbledhjes së qeverisë tha se punonjësit e shërbimit zjarrfikës, të cilët janë angazhuar në zjarret që prekën Greqinë, do të marrin dy paga mujore si shpërblim.
Balla: Mirënjohja që qeveria u jep punonjësve të zjarrfikësve, sapo kemi miratuar një shpërblim për zjarrfikësit e angazhuar në një situatë të vështirë që kemi kaluar gjatë kësaj vere me zjarret qeveria do të transferojë menjëherë të gjitha bashkive të vendit fondin në mënyrë që para natës së Vitit të Ri të gjithë të marrin shpërblimin e një page mujore në vlerësim të punës së tyre, të gjithë zjarrfikësit shqiptarë të angazhuar në misionin për t’i ardhur në ndihmë shtetit dhe popullit grek në lidhje me situatën e vështirë gjatë kësaj vere, për ta shpërblimi do të jetë dy paga mujore. Janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera që lidhen me implementimin e aktit normativ, ku një sërë kategorish sociale pensionistët, invalidët dhe të gjithë të tjerët përfitojnë ato shpërblime që kemi planifikuar në aktin normativ.
Top Channel