Një nënvariant i llojit Omicron i koronavirusit është klasifikuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të “përhapjes së tij me shpejtësi në rritje”.

JN.1 është gjetur në shumë vende të botës, duke përfshirë Indinë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Rreziku për publikun është aktualisht i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje, thotë OBSH. Por paralajmëron se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër.

Virusi që shkakton Covid po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja. Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po gjurmon një numër variantesh me interes të lidhura me Omicron – duke përfshirë JN.1 – edhe pse asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë shqetësues.

Aktualisht është varianti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që përbën 15-29% të infeksioneve.

Nuk ka raportime për njerëz që sëmuren më shumë me këtë variant sesa ato të mëparshmet. Por nevojiten më shumë studime për të përcaktuar ndikimin në shëndet, thotë OBSH, pasi numri i vendeve që raportojnë të dhëna për njerëzit e shtruar në spital me Covid është zvogëluar në mënyrë dramatike.

Për të parandaluar infeksionet dhe sëmundjet e rënda, OBSH këshillon:

– vendosni një maskë në zona të mbushura me njerëz dhe të mbyllur

– mbuloni kollën dhe teshtitjen

– pastroni duart rregullisht

– qëndroni të përditësuar me vaksinat kundër Covid dhe gripit, veçanërisht nëse janë të pambrojtur

– qëndroni në shtëpi nëse sëmureni

– testohuni nëse keni simptoma

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA