Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në pranga pasi shkatërruan një gjenerator për skrab në një lokal Tiranë.

Sipas informacioneve, pajisja që ata shkatërruan ishte e kushtueshme.

Identifikimi dhe më pas arrestimi i autorëve u bë falë hetimeve të policisë dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Befasia” ranë në pranga  A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel