Pedagogu Zylyftar Bregu kundërshtoi deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste, Denis Deliu, për ushqimin që konsumojnë të burgosurit.
Deputeti i PS-së u shpreh se në Shqipëri është risi që personat e dënuar të porosisin ushqimin, ndërkohë një gjë e tillë sipas tij lejohet në vende të tjera.
Bregu nuk ishte dakord me këtë gjë pasi pasojat që sjell ky veprim janë negative, teksa shtoi se legjislacioni e përcakton që duhen konsumuar gatimet e burgut.
Megjithëse Deliu pretendon se të burgosurit e konsumojnë ushqimin që gatuhet nga kuzhinierët brenda hekurave, pedagogu tregoi se vetëm 15 % prej tyre i hanë gatimet.
Debati i zhvilluar mes tyre:
Denis Deliu: Kam qenë në një projekt jashtë shtetit, një prej tyre Sardenja, ku kemi koordinuar disa burgje. Kemi parë të gjithë punën, lëvizjet, kemi vëzhguar çdo gjë. Të burgosurit kishin mundësi të gatuanin ushqimet. Kanë mundësi të blejnë edhe ushqime nga jashtë, por bazuar në të gjitha rregullat e sigurisë. Mund të blejnë online.
Një risi në Shqipëri është që nuk mund të blejnë në një dyqan ose kompani të përcaktuar nga burgu, por edhe në vende të tjera shumë më të lira. Para një viti kur kemi diskutuar dhe kemi bërë një mbledhje me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve. Burgjet shqiptare monitorohen nga të gjitha organizmat ndërkombëtare, por ata nuk e kanë shënuar tek kushtet që duhet ta ndryshojnë. Mendoj që është një e drejtë ë të burgosurit.
Zylyftar Bregu: Nuk keni të drejtë të gënjeni. Futja e ushqimeve në burgje është e keqja nga më të këqijat.
Denis Deliu: Unë nuk e di këtë që është kundërshtuar nga organizmat.
Zylyftar Bregu: Është në legjislacion që i dënuari duhet të hajë ushqimin e burgut, është një lloj ndëshkimi.
Denis Deliu: E hanë…
Zylyftar Bregu: Jo, nuk e hanë vetëm 15 % e tyre. Shumë pak, dhe i bie të jetë një lloj diskriminimi për ata që e konsumojnë. Tenderi i ushqimit bëhet dhe e shesin drejtorët për derrat.
Top Channel