Mediat: Ukraina nxjerr në frontin e luftës të burgosurit, sipas shembullit të Putin

20/12/2023 16:03

Në një tjetër zhvillim të vrazhdë nga Ukraina, sot raportohej se qeveria e Kievit do të nxjerrë të luftojnë në front dhe të burgosurit, siç ishte raportuar më herët se ka bërë dhe presidenti rus Vladimir Putin, për të kompensuar radhët e zbrazura ushtarake të masakrave në front.

E përditshmja britanike The Sun shkruan se komandantët e Kievit kanë miratuar planin e lirimit të të burgosurve në këmbim të një periudhë në shërbim të ushtrisë, teksa lufta në lindje të vendit hyn në dimrin e dytë.

Zhvillimi vjen teksa ushtria e Ukrainës kërkon mobilizim të qindra mijëra vetëve për të luftuar në rajonet lindore rusofone të pushtuara nga Moska.

Më herët në Rusi raportohej se Putin kishte liruar mijëra të burgosur për t’i dërguar në front.

Të burgosurit e pastërvitur dhe pa pajisje të plota ushtarake janë detyruar të shkojnë në luftë drejt vdekjes ose vetëvrasjes, teksa dënimet për refuzimet përfshinin dhe ekzekutime, sipas disa raportimeve.

The Sun shkruan se shumë prej tyre janë rekrutuar nga grupi mercenar Wagner dhe të tjerë në ushtrinë e rregullt.

Në Ukrainë, komandanti i brigadës së 3-t sulmuese, Major Maksym Zhorin, mbështeti planin.

“Jam dakord me përdorimin e të burgosurve si luftëtarë. Ne e dimë se ky është një burim i komplikuar njerëzor dhe duhet marrë parasysh disa veçori”.

“Edhe në Rusi, jo të gjithë mund të menaxhonin të burgosurit në front, përveç grupit Wagner .

Lejtnant Andri i Illenko – i batalionit Svoboda raportohej se kishte thënë: “Kushdo që mund të luftojë duhet të shkojë në luftë.”

Ukraina ka aktualisht 600,000 trupa ushtarake, të rregullta dhe të mobilizuar enkas.

Ndërsa rreth 40,000 të burgosur janë në burgjet e vendit, shkruan The Sun.

Para luftës popullsia e Ukrainës ishte rreth 43 milionë njerëz, rreth një e treta e Rusisë, por shumë janë larguar nga vendi dhe mijëra të tjerë kanë humbur jetën në front.

Rusia kontrollon tashmë rajonet lindore që përbëjnë rreth një të pestën e vendit që i mban prej verës. Lufta mizore ka marrë jetën e mijëra të rinjve nga të dyja palët, por shifrat e sakta variojnë sipas burimeve të ndryshme.

FOTO GALERI
1/5
Fotot: TheSun/ Qeveria e Kievit do të nxjerrë të luftojnë në front dhe të burgosurit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA