Vdekja e tre të rinjve si pasojë e garave ilegale në Prizren ka nxitur institucionet të ashpërsojnë masat në trafik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka njoftuar për hetimet e përgjegjësisë menaxheriale dhe lëvizjen e dy komandantëve të policisë.

Kemi iniciuar hetimet disiplinore rreth përgjegjësisë së menaxherëve, komandantëve, eprorëve që kanë përgjegjësi në fushën e trafikut dhe përgjegjësisë së zonës së tyre. Automatikisht kemi bërë lëvizjen e dy komandantëve, atij rajonal në Prizren dhe atij përgjegjës për autostradat”- tha Gazmen Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Hetimet e para të policisë tregojnë se gara kishte qenë e aty për atyshme.

“Atë natë, këto janë fotografitë që janë marrë nga pompa e benzinës, nuk ka pas grumbullim të njerëzve as automjeteve para kësaj pompës. Organizimi është bërë përmes rrjeteve sociale qoftë nga vozitësit ose atyre që i kanë parë”- u shpreh Hoxha.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se do bëjë kërkesë për cilësimin e garave ilegale si vepër penale.

Nga Komisionet e përherëshme unë do të kërkoj njjë amandament të ri ku organizimi i garave të paligjshme do të cilësohet vepër penale”– tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në mesin e masave të tjeta është vendosja sa më e shpejtë e radarëve statikë, blerja e më shumë të tjerëve për të gjitha rajonet e po ashtu edhe patrullimet me veturat smart partol.

Këtë vit policia e Kosovës ka parandaluar 50 gara ilegale nëpër rrugët e Kosovës.

Nga aksidentet gjatë vitit 2023 kanë vdekur 104 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA