Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët Transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, për ta shitur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike, të cilën 25-vjeçari tentoi ta fshihte kur pa punonjësit e Policisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.
Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi Besnik Ndreca, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Ndreca, 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel