Inside Story/ Sfida në internet që po merr jetë fëmijësh, rrëfimi i frikshëm: Do të fillosh të shohësh ëndrra…

20/12/2023 21:24

Duke qenë hapësira të mirë menduara për të thithur sa më shumë audiencë dhe përdorues, rrjetet sociale apo platformat e lojërave shpesh nuk kanë shumë parime.

Mjafton vetëm që të gjenerojnë trafik, reklama dhe logjikisht para. Por le të flasim më konkretisht për sfidat dhe lojërat që konsiderohen me rrezik për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve.

‘Ka kërkime shkencore në lidhje me sfidat jo vetëm të tik tokut por edhe disa app të tjera, janë sfida të cilat janë vdekjeprurëse, janë 10 sfida vdekjeprurëse sot të listuara nga shumë organe, e involvojnë fëmijën që të garojë. Të ketë adrenalinë, të jetë krenar, por koston fëmija nuk e di. Mund të jetë edhe jeta’- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Lista është e gjatë dhe pothuajse çdo vit përditësohet prej sfidave dhe lojërave të reja të cilat futen në treg.

Dhe fillojmë me atë që quhet Blackout Challenge, shikoni çfarë i ftojnë këta fëmijët të bëjnë, provokojnë një mbytje ti nuk do mbytesh por në një moment të caktuar ti do fillosh ëndrra shumë të bukura me ngjyra, një realitet komplet tjetër, i çon fëmijët si nëpër përralla, të mbërrijnë deri aty, të sfidojnë edhe jetën e tyre, vetëm për të parë me kureshtje çfarë ka. ajo kureshtje është vrastare’- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA