Shtatë muaj më vonë, në 21 nëntor të vitit 2021 fshati Golem i Lushnjës u trondit nga lajmi se një 13-vjeçar ishte vetëflijuar.

Sikurse u raportua në fillim, ai po realizonte video për “TikTok”. Ende pa u shuar frika dhe dyshimet për vetëvrasjen në Grun e Zi, një tjetër ngjarje drejtonte tek lojërat e rrezikshme online.

“Kemi një grup fëmijësh që janë të mbyllur, e kanë të vështirë të komunikojnë, të tregojnë anën e tyre emocionale, i përjetojnë shumë fort emocionet, kjo mbyllje në vetvete dhe shpeshherë qëndrimi në këto rrjete sociale, sfidat që vijnë aty janë të papërballueshme për ta dhe kjo mund të çojë në atë që ne i themi vetëflijimit”, u shpreh psikologia, Ariana Muça.

Golemi është një fshat në hyrje të Lushnjës. Shkolla ku studionte i mituri i ndjerë sot është e braktisur dhe e mbyllur me dryn. Një fushë e madhe futbolli ku sot lëvizin vetëm pulat e fshatit, një barake e vogël që dikur ka shërbyer si dyqan akulloresh dhe një biçikletë fëmijësh e harrua para derës së shkollës krijojnë një mizansenë të trishtë.

Askush nuk do të flasë para kamerave në Golem për këtë çështje, ata duan sikurse thonë të respektojnë dhimbjen e familjes, të cilët pas ngjarjes kanë lënë Golemin dhe Shqipërinë.

Edhe familjarët e të ndjerit nuk preferojnë të flasin publikisht pavarësisht se jashtë kamerave na konfirmojnë edhe një herë për elementin “TikTok” të dyshuar që në fillim kur ndodhi ngjarja.

Në fakt, sfidat e TikTok vitet e fundit një problem i madh pothuajse për të gjithë grupmoshat duke u nisur që nga fëmijët adoleshentët pasi janë grupmoshat që preken më shumë dhe kanë një ndikim të madh edhe në shëndetin e tyre mendor. Ne kemi parë që ata kanë pasur realizim të veprave të vetëflijimit që janë akte shumë të rënda dhe të pamenduara që vijnë për efekt të përdorimit të këtyre platformave“, u shpreh psikologia, Arjana Muça.

Top Channel