Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit të lekut, për ta lënë në nivelin 3.25%.
Në këtë mënyrë Banka e Shqipërisë nuk ushtron më presion te kredimarrësit shqiptarë, të cilëve u janë rritur pagesat e kësteve gjatë këtyre dy viteve, për shkak të inflacionit të lartë që ka rritur kostot për familjet shqiptare.
Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni do të kthehet në objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë vitin e ardhshëm, ndërsa rritja ekonomike sipas tij edhe pse e ngadalësuar do të vijojë në 2024-ën.
Parametrat e tjerë ekonomikë si papunësia, rritja e kredive, eksporti I shërbimeve dhe investimet kanë qenë pozitive vijoi më tej Guvernatori ndërsa u shpreh se disa rreziqe kryesisht nga faktorë të brendshëm si rritja e kostove të prodhimit vijojnë të mbeten.
Top Channel