Detajet/ Kujt i përkiste telefoni brenda dhomës ku u vra Arben Lleshi? Indrit Shaqja arrestohet nga policia gjyqësore

20/12/2023 10:23

Indrit Shaqja, i burgosuri që mbeti i plagosur gjatë vrasjes në burgun e Peqinit është arrestuar nga policia gjyqësore.

Shaqja mbeti i plagosur pasi Sokol Mjaçaj qëlloi me armë zjarri Arben Lleshin.

Gjatë këqyrjes së sendeve që ndodheshin në dhomën e Shaqes, ku u vra Lleshi, nè një arkë druri është sekuestruar një telefon celular që i përket të dënuarit Indrit Shaqja.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 është rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është vrarë viktima, që përkon me dhomën e të dënuarit Indrit Shaqja në IEVP Peqin, nga këqyrja e imtësishme e sendeve që ndodheshin në dhomë, konkretisht një arkë druri është sekuestruar një telefon celular që i përket të dënuarit Indrit Shaqja. Gjatë pyetjes së tij ai ka pranuar pronësinë e sendit telefon celular dhe në këto rrethana është arrestuar nga policia gjyqësore”, sipas njoftimit.

Si ndodhi ngjarja?

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën. I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.

Një ditë më parë Gjykata e Elbasanit  vendosi masën “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve në lidhje me ngjarjen, mes tyre edhe drejtori i burgut Kamber Hoxha, ndërsa vetëm një zyrtar vendosi masën detyrim paraqitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA