“Çudi e madhe si burgu i merr vesh lajmet aq shpejt”/ Karamuço zbulon çfarë ka ndodhur në burgun e Peqinit

20/12/2023 22:54

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një diskutim për sigurinë në burgje sot në “Top Story”, tregoi për shkeljen që sipas tij bëhen në institucionet e sigurisë.

Duke folur për rregulloren në burgje, Karamuço tha se lejohen ushqimet nga familjarët, ashtu sikurse edhe pajisjet elektroshtëpiake, por ka shumë ekzagjerime.

Në rreth 6-7 vite i kam këto burgje qindra herë. E para, që në kohën e komunizmit, e kemi pasur traditë që është futur ushqim nga jashtë, nga familjarët. Edhe sot është me rregull, 8 kg ushqim nga jashtë. Është futur edhe blerja online. në Itali e Greqi, Francë, është po ashtu. Kanë blerje online dhe marrin ushqime nga shtëpia, kjo bëhet për të pasur një urë lidhëse me familjarët dhe botën jashtë. Edhe takimet, janë pjesë e një ekuilibri midis sigurisë, të drejtave të njeriut dhe mirëqenies psikologjike.

Këtu ka diçka, pse është ekzagjeruar në disa burgje. Kur ti fut një frigorifer në përmasat që ka nxjerr udhëzimi, e pranon, por kur është dykatësh, është i ndaluar. Ka dhoma ku ndodhet vetëm një i burgosur dhe në një dhomë tjetër janë 5-6 të burgosur, duke shkelur të drejtat e njeriut”.

Por, çfarë ka ndodhur në Peqin?

“52 të dënuar dhe 12 policë janë çuar në ndjekje penale një muaj më parë. Drejtori i atëhershëm u pezullua dhe më pas u lirua nga detyra. Drejtori i ri ka pasqyruar problemet që ka gjetur aty. Kanë ndodhur gjëra që nuk mendohet të ndodhen në një burg të sigurisë së lartë”, u shpreh eksperti.

Të çuditshëm, ai e quajti faktin se si Sokol Mjaçaj mësoi lajmin se për të ishte marrë vendimi për ta futur në regjimin 41 biss.

“Ka një çudi shumë të madhe, burgu e merr vesh shumë shpejt një lajm. Është çudi e madhe. Gabimi ka qenë te gabimi i atij akti, sepse pasi realizohet 41 biss, bëhet publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA