Burgosen përjetë në Itali prindërit e vajzës së vrarë nga Pakistani që refuzoi martesën me mblesëri

20/12/2023 15:27

Një çift nga Pakistani të akuzuar se vranë ‘për çështje nderi’ vajzën e tyre kur refuzoi martesën me mblesëri, janë burgosur përjetë sot në Itali.

Trupi i 18-vjeçares Saman Abbas u zhvarros në nëntor 2022 në një fermë të braktisur ku punonte babai i saj në Itali, ku trupi i adoleshentes së ndjerë u gjet me qafë të thyer.

Kjo ndodhi një vit pasi ajo ishte parë për herë të fundit në kamerat e sigurisë duke ecur në fushë me prindërit e saj.

Gjykata në Reggio Emilia vendosi se prindërit e viktimës kishin urdhëruar vrasjen, që ishte ekzekutuar nga xhaxhai i saj.

Prokurorët italianë thanë se e ndjera ishte vrarë nga familjarët më 1 maj 2021, ndërsa autorët disa ditë më vonë ishin larguar nga Milano drejt Pakistanit.

Prindërit e saj Shabbar Abbas e Nazia Shaheen, u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa xhaxhai i saj, Danish Hasnain, u dënua 14-vjet pasi pranoi marrëveshjen e denoncimit të fakteve. Dy kushërinj të viktimës u shpallën të pafajshëm dhe u liruan.

Babai i Abbas u ekstradua në gusht nga Pakistani dhe deklaronte se ishte i pafajshëm, ndërsa gruaja e tij është dënuar në mungesë teksa besohet se është ende në Pakistan.

Gjyqi vjen pas një hetimi të profilit të lartë në Itali në lidhje me vrasjen e emigrantëve dhe vajzave që rebelohen ndaj familjeve të tyre për martesat e fiksuara prej familjarëve.

Abbas kishte ardhur që kur ishte adoleshente nga Pakistani në qytezën rurale të Novellara, në Emilia-Romagna.

Ajo shpejt u mësua me zakonet perëndimore duke mbajtur makiazh dhe kishte një të dashur, me të cilin postonte foto nga qendra e rajonit, Bologna.

Prokurorët italianë thanë se një foto ku ajo puthte të dashurin, kishte nxitur prindërit të realizonin martesën me mblesëri në Pakistan.

Abbas kishte denoncuar prindërit e saj në polici dhe shërbimet sociale e kishin vendosur në një qendër të grave të abuzuara.

Por pas një vizite në familjen e saj në 2021 për të marrë pasaportën, vajza u zhduk dhe familjarët ishin larguar për në Pakistan.

Vëllai i saj i vogël tha në polici se kishte dëgjuar prindërit të flisnin për vrasjen e motrës që duhet të kryhej nga xhaxhai.

Vrasja është kryer natën e 1 majit 2021 kur pamjet e kamerave tregonin pesë njerëz me lopata e kova që dilnin dhe ktheheshin nga shtëpia e familjes.

Ndërsa mbrëmjen e 29 prillit kamerat e sigurisë kishin kapur tre burra që besohet se ishin  Hasnain, Nomanulhaq e Ijaz duke punuar në dukje në fushën e fermës, rreth orës 7.30 të mbrëmjes.

Treshja mbanin dy lopata, një kovë, një qese blu e një hekur.

Një ditë më vonë Saman i kishte thënë të dashurit të saj se kishte dëgjuar padashje një bisedë në shtëpi, sipas së cilës të afërmit po përgatisnin vrasjen e saj.

I dashuri i Saman ka thënë për mediat se vajza kishte dëgjuar xhaxhanë e saj të thoshte se  vrasja është ‘e vetmja zgjidhje’ për vajzat që nuk i binden kodeve pakistaneze të nderit.

Policia thotë se në të tjera pamje të kamerave të sigurisë (të cilat nuk janë publikuar) shihen prindërit Shabbar e Nazia që ecin me bijën e tyre drejt fushave prapa fermës së tyre rreth mesnatës së 1 majit, shkruan DailyMail.

Çifti kthehet 13 minuta më vonë teksa babai Shabbar mbante çantën e shpinës që më herët e mbante Saman.

Policia beson se prindërit e kishin çuar vajzën fatkeqe Saman për ta dorëzuar te xhaxhai e kushërinjtë që prisnin në fushë, të cilët e kanë vrarë dhe varrosur diku në tokën e fermës.

Kur policia erdhi në shtëpi për të kontrolluar për Saman më 5 maj, ata gjetën aty Hasnain dhe vëllanë 16 vjeçar të Saman, të cilët thanë se familja kishte shkuar në Pakistan për të vizituar një të afërm të sëmurë, shkruan e përditshmja Corriere .

FOTO GALERI
1/3
Fotot: Daily Mail/ Trupi i 18-vjeçares Saman Abbas u zhvarros në nëntor 2022 në një fermë të braktisur ku punonte babai i saj në Itali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA