Viti 2023 po mbyllet dhe për qytetarët nuk pati një listë të re të barnave të rimbursueshme.
E në fakt lista ka mbetur ajo e vitit 2021 ku dhe për dy vite as nuk janë futur barna të reja për trajtimin e pacientëve, por as nuk është zgjeruar me barna të reja, po përkundrazi është shoqëruar me mungesë të ilaçeve.
Për pacientët kanë munguar barna si në tregun e hapur por ashtu edhe ato të rimbursueshëm gjë e cila është e patolerueshme, por askush nuk mere përgjegjësi për këtë.
“Ka pasur mungesa në barna të rimbursueshme dhe qytetarët janë detyruar t’i blejnë”, tha Diana Toma.
Top Channel e ka ngritur këtë shqetësim edhe më herët dhe si përgjigje ka marrë se grupi i punës po punon për hartimin e listës së re.
Por në fakt lista nuk doli ndërkohë që përveç pacientëve janë dëmtuar edhe ata të cilët furnizojnë tregun.
Edhe pse ka filluar të punohet kjo listë që duhet të funksiononte për vitin 2023 nuk do të jetë gati as në janar të vitit 2024.
Top Channel