Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët Komuniteti shqiptar në Angli dhe shoqatat në mbrojtje të emigrantëve protestuan përpara Ministrisë së Brendshme Home Office për vetëvrasjen e dy shqiptarëve.
Leonard Farruku i dha fund jetës javën e shkuar tek sa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”.
Ndërsa Alfred Dosku në qendrën e mbajtjes të azilantëve “Colnbrook House”.
Protestuesit kërkuan hetime të plota për të mësuar përse ata në këto dy institucione emigracioni të qeverisë i dhanë fund jetës.
James Cleverly sekretar për çështjet e brendshme disa ditë më parë duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Rachael Griffin shefja e mjekësisë ligjore në Dorset konfirmoi se seanca a parë “inquest” për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.

Top Channel