2 milionë euro dëm shtetit/ Hapën nipte fiktive, cilët janë 12 të akuzuarit! Tre në burg, nëntë italianë në kërkim

2 milionë euro dëm shtetit/ Hapën nipte fiktive, cilët janë 12 të akuzuarit! Tre në burg, nëntë italianë në kërkim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi shmangën detyrimet tatimore, ndërsa nëntë janë shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve janë përfshirë 22 kompani ku këta persona ofronin konsulencë jurdike, konsulencë doganore. Deri tani janë vënë në pranga 3 persona, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë Shqipërisë.

Ka dyshime qe shmangnin detyrimet tatimore këtu në vendin tonë dhe kanë shkaktuar dçm në buxhetin e shtetit prej 2 milionë euro, ndërsa në shtetin italian ka dyshime që kjo shifër të jetë rreth 6 milionë euro.

Të arrestuarit janë: Bledar Hitaj 43 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në  Yzberisht; Emiljan Duka 31 vjeç banues në rrugën “Don Bosko”;  Ervin Duka 37 vjeç banues në rrugën “Don Bosko”.

Ndërsa në kërkim u shpallën: Donata Maria Macceli  67 vjeç: Tommaso Marseglia 41 vjeç: Davide Di Donna 39 vjeç; Fulvio Piccinali 80 vjeç;  Roberta Mello Rella 56 vjeç; Umberto Masiello 64 vjeç;  Guerrino Rosingoli 80 vjeç dhe Stefano Di Domnna 34 vjeç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve edhe me Drejtorinë për Kriminin Ekonomik në Policinë e Shtetit, DVP Tiranë, në kuadër të Proçedimit Penal Nr.2084 të vitit 2023, pas një pune disa mujore me veprime proceduriale si dhe me metoda speciale të hetimit, finalizoi sot me sukses Operacionin e koduar “collaborazione“.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona kanë mundur të organizojnë një strukturë të mirfilltë kriminale me qëllim të vetëm përfitimin me anë të shmangies së detyrimeve tatimore, duke kryer aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave.

Faturimi i dyshuar fiktiv i këtyre konsulencave është kryer nga subjekte ‘Persona Fizik’ në subjekte SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), ku më pas këto të fundit (subjekte SH.P.K) këto shërbime i kanë eksportuar (shitur) në shtetin Italian. Duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, është bërë e mundur barazimi i tyre me të ardhurat dhe në këtë mënyrë vlera e detyrimit të tatim fitimit për tu paguar del më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga tatim fitimi. Në këtë mënyrë janë konsumuar elementë të veprave penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga rritja fiktive e shpenzimeve, deri në këtë fazë të hetimeve, një vlerë të llogaritur prej 471,778,384 lekë, duke i shkaktuar kështu një dëm monetar dhe financiar shtetit Shqiptar në vlerën rreth 2 milion Euro. Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Ky aktivitet kriminal dyshohet që shtrihet edhe në shtetin italian, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milion euro. Po punohet që hetimet të shtrihen edhe në shtetin italian.

Top Channel