VIDEO/ Momenti kur roja e sigurisë nuk e lejon të hyjë në sallën e shortit të Championsit legjendën e Interit

19/12/2023 19:58

Javier Zanetti për pak do ta ndiqte nga celulari shortin e Champions League të hedhur dje në Nyon të Zvicrës, edhe pse ishte përfaqësuesi më i lartë i skuadrës së Interit në këtë event.

Ndonëse në fushën e futbollit ka qenë një nga figurat më të njohura (ka fituar tripletën në vitin 2010 me fanellën zikaltër), roja i sigurisë, që kishte për detyrë të kontrollonte hyrjen e zyrtarëve në sallën kryesore ku u hodh shorti i Championsit nuk e kishte idenë se kush ishte.

Javier Zanetti nuk kishte kredencialet për të provuar se ai është zëvendëspresident i Interit, ndaj u desh ndërhyrja e palëve të treta për të bindur rojën e sigurisë që t’i hapte rrugën./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA