Të gjithë mund të shikojnë zogun e uritur, por ata më inteligjentë mund të dallojnë kafshën e dytë brenda 7 sekondash

19/12/2023 16:40

Nëse mendoni se keni shikim të fortë dhe inteligjencë të lartë mundohuni të pikasni një kafshë të dytë në këtë imazh, para se zogu të mbarojë të gjithë djathin që ka gjetur.

Ky iluzion ka lënë shumë vetë të hutuar teksa përpiqen të zbulojnë ku fshihet kafsha e dytë e fshehur në figurë, kur vetëm zogu duket se shihet.

Punimi artistik tregon zogun që shikon nga pylli prej degës së pemës, teksa në sqep mban një copë të madhe djathi.

Zogu duket i nervozuar teksa kërkon të mbrojë ushqimin e gjetur, por mesa duket një tjetër kafshë gjendet pranë tij.

Dhe në fakt një dhelpër dinake është e kamufluar në vizatim, çka duket se bën zogun nervoz.

Nëse arrini të zgjidhni këtë iluzion atëherë mund të jeni një ‘ekspert i botës së egër’ me trurin tuaj probleme zgjidhës.

Studimet tregojnë se njerëzit që sfidojnë veten me iluzione të tilla bëjnë përmirësime me aftësitë e vëmendjes, përqendrimit dhe zgjidhjes së problemeve.

Për të gjetur më shpejt dhelprën ktheni celularin me kokë poshtë dhe do të habiteni kur të shihni ku është fshehur.

Nëse doni një tjetër sfidë përpiquni të gjeni peshkun e fshehur në imazhin e maces në shtëpi.

FOTO GALERI
1/3
N eimazhin e permbysur dhelpra shihet me qarte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA