Talenti brazilian i bënë dhuratën e bukur presidentit të Realit, ne verë nis aventurën në Madrid

19/12/2023 17:01

Talenti brazilian, Endrick, vazhdon turin e tij në Madrid, ku do të transferohet në verë, për të filluar një etapë shumë të rëndësishme të karrierës së tij.

Pasi mbërriti në kryeqytetin spanjoll javën e kaluar, braziliani ishte i pranishëm të dielën në “Santiago Bernabéu”, për të shijuar nga afër fitoren e thellë (4-1) të “Los Blancos” ndaj Villarrealin.

Ai ishte në tribunë bashkë me të dashurën dhe vëllanë e vogël, duke imituar festimin e Bellinghamit.

Të hënën u takua me presidentin Florentino Perez, i cili e mori për të vizituar ambientet e klubit dhe mbi të gjitha për të parë palmaresin e trofeve.

Lojtari i Palmeirasit, i cili pas gjashtë muajsh do të veshë fanellën e bardhë, ka pozuar me presidentin, të cilit i ka bërë edhe një dhuratë: fanellën e Brazilit me numër 21, atë që veshi më 17 nëntor, kundër Kolumbisë, në ndeshjen e tij debutuese me kombëtaren në moshën 17 vjeç, 3 muaj e 27 ditë.

“Ishte ëndrra ime që kur isha i vogël dhe, falë Zotit, jam këtu me familjen time. Mendoj se do të shkruajmë një histori të mrekullueshme pas gjashtë muajsh,” tha Endrick për kanalet zyrtare të klubit mbretëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA