Autoritetet në Kinë kanë bërë me dije se numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Gansu është rritur në 126.
Bilanci është rritur edhe në Qinghai në të paktën 13 të vdekur dhe me 182 të plagosur.
Numri i të plagosurve në Kinë mendohet të jetë mbi 500. Ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren që prej orëve të natës, por operacioni i tyre është vështirësuar për shkak të temperaturave ekstreme që arrijnë deri në -15 gradë.
Qindra shtëpi në Gansu dhe Qinghai janë shembur dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat. Më shumë se 1600 zjarrfikës ndodhen në terren.
Tërmeti ka ndërprerë gjithashtu furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe sinjalet celulare në disa zona, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit.
Top Channel