Pamje tmerruese nga tërmeti në Kinë/ “Shkundet” restoranti, njerëzit dalin me nxitim

19/12/2023 08:40

Teksa bilanci tragjik shtohet, kanë dalë pamjet nga momenti i tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës.

Tërmeti që ka vrarë 105 persona  deri më tani dhe ka plagosur mbi 250 të tjerë, ka rrënuar qindra ndërtesa.

Këto pamje vijnë nga një restorant në qytetin Linxia dhe tregojnë momentin e tërmetit. Në video, klientët dhe stafi duket se vërejnë dridhjen fillestare, duke ndaluar për një moment përpara se të vrapojnë për të dalë jashtë godinës.

Objekti ndodhet rreth 52 km (32 milje) nga epiqendra e tërmetit.

Top Channel