Uniforma, armët apo dhe pajisjet e tjera të shfaqura në një ekspozite nga forcat e armatosura në qytetin e Lezhës kanë tërhequr vëmendjen e mjaft qytetarëve, ku vëmendjen më të larte e kanë patur të rinjtë.

Kjo ekspozite vjen me qëllimin për të rekrutuar ushtarë të rinj për t’i shërbyer vendit tonë. Majore Denisa Pellumbaj tregon se të rinjtë e moshës 18 vjeç shfaqin interesin më të lartë për t’u bërë pjese, e ndërkaq tregon dhe eksperiencën e saj 18-vjeçare si pjese e FA.

“Ministria e Mbrojtjes e ka nisur fushatën e rekrutimit në datën 16 tetor të vitit 2023 dhe pëfundon në datën 9 janar të 2024. Aktiviteti i sotëm është një nga aktivitetet e shumta që ka organizuar Ministria e Mbrojtjes në gjithë Shqipërinë. Sot aktiviteti është në kuadër të promovimit dhe të informimit të të rejave dhe të rinjve të qyteti të Lezhës mbi mundësitë që të jep Ministria e Mbrojtjes për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura”, u shpreh Majore Denisa Pellumbaj.

Një i ri që sot zgjedh të jetë pjesë e Forcave të Armatosura dhe synon një karrierë ushtarake, duhet të jetë shtetas shqiptar, 18 deri 27 vjeç të ketë mbaruar të paktën arsimin 9-vjeçar duke ju mundësuar më pas arsimimi i mëtejshëm falas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA