Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Banorë të një pallati të ndërtuar pas tërmetit kanë protestuar para Bashkisë së Durrësit. Në nëntor, katër vjet pas tërmetit, ata morën çelësat e apartamenteve të reja, por nuk kanë hyrë ende në to.
“Çelësat na i dhanë me tam-tame e ceremoni. Na dhanë shtëpitë e reja pa drita, pa ujë, pa gjë. Nuk merret vesh. Shko te Kesh nuk merr përgjigje, shko te bashkia jo. Çdo ditë ngelëm te dera e bashkisë. OSHEE na thotë shkoni te bashkia, këtu na thonë atje”.
“Po kërkojmë të na vejnë ujë e drita se nuk ka. Jemi akoma me qira, po paguajmë nga xhepi prej një viti. Ka të sëmurë dhe pensionistë që marrin 100 mijë lekë e duhet të paguajnë 200 e ca mijë për qiranë. Edhe rruga pranë pallatit është lënë gjithë gropa, e prishur dhe vendi ku janë matësit e ujit i pasigurt nga kati 9-të e poshtë. Po na hedhin si topa bore, si ping-pong”, u shprehen qytetarët.
Mungesa e ujit dhe energjisë elektrike nuk po i lë të gëzojnë apartamentet e reja banorët e këtij pallati, ndërsa vazhdojnë të jetojnë në banesa me qira, ndonëse prej shumë muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë ashtu si qindra familje të tjera në Durrës, që tërmeti i la pa shtëpi.
“Na kanë dhanë dy muaj para votimeve dhe pastaj stop. Kryetaren e bashkisë nuk arrijmë ta takojmë. Vijmë këtu do i merrni këtë 3-mujor, do i merrni pas 6 a 9 muajsh. Erdhi viti i ri e s’po na i jep kush. Kemi hyrë borxh për t’i paguar ato qira. Te KESH na thonë e ka kryetarja e bashkisë. Pse të rrimë rrugëve, u shpreh një banore tjetër.
Ky pallat në lagjen nr. 6 të qytetit u ndërtua në kuadër të programit të rindërtimit, aty ku ndodhej më parë, pasi tërmeti i vitit 2019 e dëmtoi rëndë strukturën e tij. Dhjetëra objekte të tjera banimi janë në pritje të fondeve për rindërtim.
Top Channel