Lirohet e dashura modele e milionerit britanik, biznesmeni 78-vjeçar ende mbahet peng në Ekuador

19/12/2023 15:54

E dashura modele e një diplomati britanik në Ekuador është marrë sot në pyetje nga policia pasi është liruar papritur nga pengmarrësit, ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të 78 vjeçarit të zhdukur në Ekuador.

Zyrtarët ekuadorianë thanë se e dashura kolumbiane e diplomatit po marrët në pyetje pas lirimit në një “operacion sekret” teksa nuk jepen më shumë detaje prej hetimeve në vijim.

Modelja e njohur si Katherine Paola Santos, raportohet se u rrëmbye bashkë me ish-konsullin e nderit 78-vjecar në fermën e tij të luksit të shtunën, por tashme eshte ne mbrojtje te policise.

Kreu i policisë ekuadoriane Cesar Zapata, ka marrë drejtimin e hetimeve të profilit të lartë teksa frika për mirëqenien e zotit Armstrong është në rritje.

Biznemeni milioner ka qenë ish-konsull nderi në qytetin ekuadorian Guayaquil derisa i trashëgoi detyrën të biri Nick në 2016.

Përveç zotërimit të një kompanie të madhe furnizimesh bujqësore në vendin amerikano-latin ai zotëron gjithashtu një pronë 100 hektarëshe në veri të Britanisë, ku është dhe shtëpia e familjes së tij prej 45 vjetësh.

Policia e Ekuadorit deri tani ka përmendur vetëm një herë pengmarrjen e mëngjesit të së shtunës në fermën luksoze të britanikut në provincën ran Los Rios, dy orë larg me makinë nga Guayaquil.

Ata shtonin se Colin, siç njihej burri nga anëtarët e stafit ishte marë peng në një operacion nga rreth 15 gangsterë që e futën me forcë në një automjet BMW.

Armstrong, ka qenë më parë i martuar me një ekuadoriane ndërsa ka krijuar kompaninë e tij Agripac në vitin 1972.

Ende nuk ka raportime për kërkesa shpërblese dhe fati i Armstrong është i panjohur, shkruan rrjeti DailyMail.

Armstrong kishte drejtuar konsullatën britanike në qytetin port ekuadorian Guayaquil dhe kishte marrë nderime nga stabilimenti britanik.

FOTO GALERI
1/5
Modelja e njohur si Katherine Paola Santos, raportohet se u rrëmbye bashkë me ish-konsullin e nderit 78-vjecar në fermën e tij të luksit të shtunën, por tashme eshte ne mbrojtje te policise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA