Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes dy shtetasve, që dyshohet se janë shqiptarë, në Greqi.

Dy shtetasit u përfshinë në një sherr banal me njëri-tjetrin, rreth orës 22:30 jashtë një lokali në vendin e quajtur Ksirokrini në Selanik.

Dëshmitarët në vendngjarje tentuan t’i ndalojnë, por autori nxori një armë zjarri dhe qëlloi të paktën dy herë mbi personin ë po debatonte, duke e lënë të plagosur në vend. Ai u dërgua në spital, ku po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dhen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë po kërkojnë nëpër rrugicat e zonës për autorin.

Top Channel