Izraeli sërish pjesë e Eurovision, pavarësisht kërcënimeve për bojkot

19/12/2023 12:53

Izraeli do të konkurrojë përsëri në Eurovision vitin e ardhshëm, pavarësisht thirrjeve që vendi të ndalohet për konfliktin e tij me Hamasin.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se organizatat e tij anëtare miratuan pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs dhe se ai mbetet në linjë me konkurrentët e tjerë.

Një pjesë e artistëve nga Islanda kanë bërë thirrje për bojkot të konkursit në Malmo, Suedi për ta penguar atë të marr pjesë, pas pushtimit të Gazës.

Megjithatë, organizatorët e Eurovision si dhe Unioni Evropian i Transmetimeve i thanë Sky News se Izraeli do jetë pjesë, duke u konfirmuar nga bordi ekzekutiv.

Ata thanë se:”Eurovision Song është një konkurs për transmetuesit e shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme. Është konkurs për transmetuesit jo per qeveritë, transmetuesi publik i Izraelit është pjesë prej 50 vitesh”.

EBU është një organizatë e udhëhequr nga anëtarët, e kryesuar nga një bord ekzekutiv të cilët kanë rënë dakort që Izraeli “përmbush të gjitha rregullat e konkurrencës dhe mund të marrë pjesë në konkurs edhe vitin e ardhshëm”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA