Qëndrimi në burgun e Milanos ka zgjatur vetëm gjashtë muaj për Alket Hatinë, të konsideruar si zot i drogës.

Në gusht të këtij viti Alket Hatija, u ekstradua në Itali pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge. verën e kaluar, Shqipëria e ekstradoi duke zbatuar urdhrin e paraburgimit të lëshuar nga prokuroria e Milanos më 18 maj të vitit 2017.

“Zoti i drogës” akuzohej se nga janari 2003 deri në mars 2004 ai ka trafikuar në Milano 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë, me vlerë 35-45 milionë euro. Transporti u krye përmes kamionëve me targa europiane që transportonin mallra nga Shqipëria në Itali, përmes kufirit tokësor. Për këtë arsye, ai ishte dënuar me 20 vite burg në shtetin italian, dënim për të cilin ka deklaruar se nuk kishte dijeni.

Sipas mediave italiane, në kohën kur u njoh me vendimin e autoriteteve italiane Alket Hatija ishte dënuar edhe në Shqipëri për trafik droge me 10 vite burg. Nisur nga ky fakt, gjykata e Apelit të Milanos, vendosi ta lërë të lirë me pretendimin se dënimi konsiderohet i shlyer.

Alket Hatija, jetonte në një vilë bunker në Berat i rrethuar nga truproja të armatosura, ndërsa u arrestua në Durrës në vitin 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA