“Grupin e kalon Italia dhe Shqipëria”, Gianluca Zambrotta flet nga Tirana për Euro 2024

19/12/2023 12:24

I ftuari special i mbrëmjes së më të mirëve të futbollit shqiptarë, ish-kampioni i Botës, futbollisti i Juventusit, Milanit apo Barcelonës Gianluca Zambrotta, pas përfundimit të ceremonisë Gala nuk mund të largohej pa dhënë opinionin e tij për shortin e Europianit të ardhshëm, ku Italia do të luaj përballë Shqipërisë në të njëjtin grup.

“Një grup interesant dhe një sfidë e madhe, Shqipëria ka bërë një rritje të madhe me kualifikimin në kampionatin europian. Spanja, Kroacia apo edhe Italia, të gjithë që janë në këtë grup nuk e kanë aspak të lehtë, do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Gianluca Zambrotta.

Megjithatë Italia që ai doli kampion bote në vitin 2006, ishte një skuadër shumë më i mirë se kjo e këtij viti që u kualifikua vetëm në ndeshjen e fundit.

“Nuk duhet të harrojmë që gjithsesi Italia është kampione e Europës. Ne u kualifikuam ndoshta me vështirësi por ishte një kualifikim i merituar. Italisë i duhet të konfirmojë që është ende kampionia e Europës akoma Do të jetë e vështirë.

Një parashikim se kush kualifikohet?

“Të them që kalon Italia dhe Shqipëria? Më mirë kështu apo jo”, u shpreh Zambrotta.

Ndeshja e parë e grupit për Shqipërinë dhe Italinë është përballja me njëra-tjetrën.

“Do të jetë një ndeshje shumë e bukur ajo që do të hapë ndeshjet tona të grupeve Itali-Shqipëri. Italia dhe Shqipëria prej shumë vitesh kanë krijuar një miqësi të konsoliduar edhe në nivelin futbollistik pasi ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në Itali dhe janë lojtar shumë të mirë. Me fjalë të tjera do të jetë një ndeshje shumë e bukur”, u shpreh Gianluca Zambrotta.  

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA