Një mbrëmje me këngë e humor erdhi si kartolinë urimi nga estrada e Shkodrës e cila festoi 65-vjetorin dhe po synon ringritjen e saj duke alternuar emrat e mëdhenj me brezin e ri.
Shfaqja variete “Gaz Paç o Moj Shkodër” në teatrin “Migjeni” dhuroi të qeshura dhe emocionet e ritmeve të muzikës.
Kolosët e humorit si Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhai dhe Edmond Halili bashkë me të rinjtë formuan një ansambël që Shkodrës prej kohësh i kishte munguar.
Për Edmon Halilin sa herë që rikthehet në qytetin e tij emocioni është i madh ndërsa ndjehet krenar sepse estrada e Shkodrës është e vetmja që ka mbijetuar në gjithë teatrot e Shqipërisë.
Fritz Selmani, aktori që po shkëlqen qoftë në dramë por edhe me estradën thotë se është përgjegjësi e madhe mbi supe të trashëgosh artin e një trupe që kanë bërë epokë.
Shfaqja variete “Gaz Paç o Moj Shkodër” në këtë fundvit dhe në 65-vjetorin e themelimit të estradës profesioniste të Shkodrës u pasurua edhe me disa prej këngëtarëve më të mirë të qytetit.
Top Channel