Foto e fundit e italianit para se të binte drejt vdekjes nga 200m lartësi në pozën me të dashurën

19/12/2023 18:40

Një i ri italian pozonte i buzëqeshur me të dashurën nga lartësitë e zonës së tij në veri të vendit, para se tragjikisht të binte drejt vdekjes duke tentuar të kapte celularin që i ra nga dora.

30 vjeçari Andrea Mazzetto, bëri foton e fundit të shtunën me të dashurën Sara Bragante teksa ngjiteshin në malin Altar Knotto, në qytezën e tij Rotzo.

Por në një moment ai humbi celularin dhe ra nga humnera teksa tentonte ta kapte, tha policia për rrjetin vendas Corriere del Veneto.

Grupet e shpëtimit arritën te ai me anë të një helikopteri dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje.

Më herët Mazzetto postonte imazhe për 2,500 ndjekësit në rrjetin Instagram gjatë shëtitjeve me Bragante, e cila kishte postuar dhe foton e tyre të fundit para vdekjes.

“Foto jonë e fundit e mallkuar,” shkruante ajo në imazhin e ngjitjes në Altar Knotto.

Raportimet fillestare thonin se ai tentonte të kapte celularin e të dashurës por policia tha se ishte celulari i tij që kishte rënë.

Mediat vendase thonin se punonjësi i ri i ndërtimit do të varroset të mërkurën.

Incidente të shumta fatale janë raportuar nga aksidente të tilla dhe humbje të ekuilibrit teksa të rinjtë tentojnë foto të vështira në relieve të larta e të rrezikshme./Mirror/

FOTO GALERI
1/5
Foto e fundit e ciftit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA