Fermerët bllokojnë rrugët e Berlinit me traktorë pas ndërprerjes së subvencioneve nga qeveria

19/12/2023 17:05

Fermerë nga e gjithë Gjermania dhe një politikan i koalicionit në pushtet, dolën dje me traktorët e tyre në qendër të Berlinit për të protestuar ndaj reduktimit të shpenzimeve qeveritare që dëmtojnë prodhimin dhe punën e tyre.

Rreth 5000 fermerë dhe qidnra traktorë erdhën në karvan drejt Portës së Brandenburg në qendër të qytetit.

Protesta vjen kundër planeve të qeverisë për heqjen e përjashtimeve taksore dhe të subvencioneve, teksa qeveria ka argumentuar se bëhen ‘ne mbrojtje të klimës’.

Protesta të ngjashme bëhen prej kohësh në disa vende të tjera të BE ku gjithashtu qeveritë urdhërojnë reduktim të bujqësisë të kafshëve dhe të prodhimit, ‘për të mos emetuar gaze në atmosferë’.

Sipas planeve të reja në Gjermani fermerët nuk do të kenë më përjashtimet taksore për karburantin e mjeteve të tyre, sipas buxhetit të ri të njoftuar në fundjavë nga koalicioni qeveritar i Social-Demokratëve (SPD), i Demokratëve të Lirë (FDP) dhe i Të Gjelbërve.

Por partia FDP tha se do të ndalojë me veto planet e buxhetit, duke treguar ndarje në koalicion.

“Grupi ynë parlamentar i konsideron masat e reja dhe barrën mbi bujqësinë, të papranuneshme”, tha kreu parlamentar i FDP, Christian Dürr për rrjetin DPA.

“Ata flasin për subvencione që supozohet të dëmtojnë klimën, pa i shikuar pasojat sociale e ekonomike që ato sjellin sjellin,” shtoi ai.

Edhe ministri i bujqësisë Cem Özdemir protestoi duke thënë për mediat se fermerët “nuk kanë alternativë tjetër ndaj karburantit”.

“E pranoj që duhet të kursejmë por jo me fermerët që na japin ushqimin, shkurtimet e buxhetit janë një barrë për sektorin”, tha Özdemir.

Buxheti u kritikua gjithashtu për reduktimet e subvencioneve për blerje të makinave elektrike, që duhet të vijonin deri në fund të vitit që vjen./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Rreth 5000 fermerë dhe qindra traktorë erdhën në karvan drejt Portës së Brandenburg në qendër të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA