Ervin Bushati takim me sekretarin Blinken: Roli i qeverisë në përballimin e sfidave ndërkombëtare tregon partneritetin e ngushtë mes dy vendeve

19/12/2023 20:22

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati zhvilloi një takim me sekretarin amerikan të Shtetit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bushati tha se ishte një pritje familjare dhe shumë miqësore.

Sipas tij, partneriteti mes dy vendeve është më i fortë se kurrë.

“Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për USA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”.

Bushati shkruan se në emër të kryeministrit Rama e ftoi Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024.

Top Channel