Eksportet shqiptare janë tkurrur në 11 muaj me gati 10% sipas INSTAT.

Një faktor i fortë ndikues është edhe forcimi i lekut me gati 20% në harkun e një viti kundrejt monedhave të rëndësishme si euro dhe dollari.

Shoqata e bizneseve që merren me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike i është bashkuar thirrjeve të shoqatave të tjera për dëmin e krijuar nga rënia e eksporteve shqiptare. Ata shprehen se eksportet e grupit të tyre janë ulur me gati 40%.

Sipas tyre përveç goditjeve nga faktorë të jashtëm, ata nuk po mbështeten as nga qeveria për të rritur kapacitet e tyre prodhuese dhe kanë parashtruar dy kërkesa

“E para: Subvencionet, cilado qofshin ato, të kalohen direkt në llogarinë e fermerëve, sapo ata të marrin faturën fiskale të dorëzimit të produktit bujqësor të tyre në fabrikat e përpunimit. Dhe e dyta: Një auditim për të gjitha ato kompani të cilat kanë qenë përfituese të programeve të ndryshme të subvencionimit te kontrollohen nga tatimet”, tha Xhevit Hysenaj.

Formalizimi i fermerëve është në bazë të kërkesës së shoqatës për të luftuar fenomenin e informalitet që sipas tyre po dëmton konkurrencën dhe po vret fermerët që vërtet prodhojnë. Buxheti ka akorduar edhe më pak lekë për zhvillimin rural vitin e ardhshëm për shkak të ndalimit të fondeve nga programi IPARD, ku u evidentuan shkelje të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA