Idriz Batha kthehet në futbollin shqiptar, por jo në Superiore.
31-vjeçari, i cili në elitën e futbollit shqiptar ka spikatur në radhët e Partizanit dhe Tiranës, ka firmosur me Flamurtarin në Kategorinë e Parë.
Mesfushori me shumë përvojë është prezantuar si përforcim shumë i rëndësishëm në faqen zyrtare të klubit vlonjat, që ka ambicie për t’u ngjitur në Superiore.
Për dy sezone rresht, Batha është aktivizuar në Ligën e Parë të Rumanisë me Uta Arad, skuadër me të cilën është aktivizuar në total në kampionat në 69 ndeshje (ka shënuar një gol).
Nënshkrimi me një lojtar kaq cilësor tregon se drejtuesit e Flamurtarit duan me çdo kusht Superioren. Aktualisht skuadra kuqezi renditet në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, me tetë pikë më pak se Bylisi kryesues (38 pikë)./ Supersport
Top Channel