Zyrtarët dënojnë zjarrvënien ndaj hotelit të emigrantëve në Irlandë

18/12/2023 18:23

Një sulm i dyshuar zjarrvënieje ka shkatërruar dje një hotel në Galway në lindje të Irlandës ku do të strehoheshin 70 azilkërkues, në sinjalin më të fundit të zemërimit dhe refuzimit të komunitetit të politikave të pranimit të refugjatëve nga qeveria.

Ministrit irlandezë dënonin sot djegien e hotelit Ross Lake House duke e quajtur aktin një “tentativë e mbrapshtë intimidimi”.

Por dy këshilltarë të partisë në pushtet Fianna Fáil thanë se politikat e qeverisë me lejimin e vërshimeve të emigrantëve në vend kishin detyruar njerëzit të ndërmerrnin veprimet drastike, gjëra që më parë bëheshin vetëm nga grupet të djathtës radikale.

Protestuesit kishin shënjeshtruar prej të shtunës hotelin, ashtu si në të tjera tentativa për bllokimin e vendosjes së refugjatëve në Irlandë nga qeveria.

Ndërsa pak para mesnatës një zjarr shpërtheu në pjesën e prapme të hotelit që u përhap në të gjithë ndërtesën para se të shuhej nga zjarrfikësat që erdhën në vendngjarje.

Në hotel nuk kishte njeri por 70 emigrantë do të vendoseshin aty kësaj jave.

Kryeministri Leo Varadkar, tha se nuk kishte justifikim për dhunën apo zjarrvënien, ndërsa ministri për integrimin, Roderic O’Gorman, tha se zjarri ishte “shumë i mbrapshtë e i rrezikshëm”.

Rritja masive e numrit të azilantëve në Irlandë vitet e fundit ka koinçiduar me rritje të krizës së strehimit dhe ka shtuar zemërimin ndaj azil-kërkuesve, kryesisht meshkujve.

Sulme sporadike zjarrvëniejeje janë regjistruar në qendrat e pritjes së emigrantëve  përveç protestave dhe bllokimeve të rrugëve me slogane si “Irlanda është plot”. Në një protestë në shtator para parlamentit, demonstruesit bllokuan hyrjen e deputetëve.

Në fillim të muajit qeveria tha se nuk kishte më akomodim për refugjatët e shumtë të ardhur në vend, dhe u dha atyre tenda dhe para shtesë.

Zhvillimet kanë shtuar ndjenjat anti-emigracion dhe rritjen e partive të djathta me platforma të reduktimit të emigracionit dhe krimit.// TheGuardian

Top Channel