Sevilla zgjedh trajneri e ri, i treti për këtë sezon për skuadrën andaluziane, që po zhvillon një sezon shumë poshtë pritshmërive.
Pasardhësi i uruguaianit Diego Alonso është Quique Sanchez Flores. 58-vjeçari nga Madridi ka firmosur deri në verën e vititi 2025 me Sevillan.
Më parë ka drejtuar më parë në Spanjë skuadra si Atletico Madrid, Valencia, Getafe, Espanyol. Ndërkohë që ka qenë edhe trajneri i Benfikës në Portugali dhe Watfordit në Angli.
Misioni i Quique Sanchez Flores është rikthimi i entuziazmit dhe rezultateve pozitive te skuadra iberike. Sevilla renditet aktualisht e treta nga fundi në La Liga.
Rrugëtimi në Champions League u mbyll në vendin e fundit në grup. Dhe gjithë energjitë Sevilla do i shkarkojë në kampionat në vijim.
Flores do të debutojë me ekipin e ri në ndeshjen në transfertë kundër Granadës së Myrto Uzunit (19 dhjetor)./ Super Sport
Top Channel