“Topi i Artë i Superiores”, Arinaldo Rrapaj më i votuari nga trajnerët dhe kapitenët

18/12/2023 20:07

Arinaldo Rrapaj është fituesi i Topit të Artë i kampionatit shqiptar, për vitin 2023.

Futbollisti i Partizanit mori çmimin më të rëndësishëm individual në eventin “Më të mirët” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që u organizua në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Mesfushori i “Demave” arriti që të fitonte titullin kampion me të kuqtë edicionin e shkuar, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm. Sezonin e kaluar, Rrapaj shënoi 6 gola në kampionat, ndërkohë që 2 herë e ka gjetur rrjetën dhe këtë sezon.

22-vjeçari është një nga lojtarët më të dalluar dhe më premtues të Partizanit, por dhe të kampionatit shqiptar. Një vlerësim i merituar për Rrapajn, i cili e mori këtë çmim pas votave të trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të Superiores.

Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, presidentin Demi dhe shokët e ekipit. Pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë në çdo moment”, deklaroi Rrapaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA