Tiranë/ Shkatërroi traun e parkimit të një hoteli dhe kundërshtoi policët, arrestohet një 42-vjeçar

18/12/2023 14:09
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar është arrestuar pasi shkatërroi traun e parkimit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë.

Autori A. Ll nga Tirana, pas shkatërrimit të traut, po kryente sërish veprime të dhunshme. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, policia u përpoq ta neutralizonte, por ai ka filluar t’i kundërshtojë dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel