Shqipëria, 9,54 mln vizitorë të huaj deri në nëntor! Rama: Flukse mysafirësh nga e gjithë bota, edhe në dimër

18/12/2023 14:38

Shqipëria ka shënuar bilancin më pozitiv ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, me 9,54 milionë vizitorë të huaj deri në nëntor të vitit 2023.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.

Sipas Ramës, përveç vizitorëve besnikë nga Kosova, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, të pasuar me një rritje record nga Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania, e më tej Turqia, Kina, e vendet nordike.

“Bilanci më pozitiv i shënuar ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9,54 milionë vizitorë të huaj, ndërsa dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.

Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike”- shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA