Për të katërtën herë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk paraqitet sërish pranë oficerit të policisë gjyqësore

18/12/2023 10:25

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk paraqitet për të katërtën herë pranë oficerit të policisë gjyqësore, për të firmosur në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Kjo është e hëna e tretë e këtij muaji, ditë në të cilën Berisha e ka për detyrim të paraqitet përpara OPGJ.

Kjo e hënë, përkon dhe me mbledhjen e Këshillit  të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve që mbahet në orën 12.00, ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.

Nga ana tjetër, Berisha ka lajmëruar një deklaratë për mediat në sallën “Gramoz Pashko”, në selinë e PD.

Ish- kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe ndaj tij është ekzekutuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA