23/11 17:36
Largim nga Partizani. Kampionët e Shqipërisë kanë mbyllur bashkëpunimin me Victor Da Silvën.
28-vjeçari brazilian u bë pjesë e Partizanit në verën e vitit 2022. Gjatë aventurës me “Demat”, mesfushori i avancuar fitoi titullin kampion sezonin e kaluar dhe shënoi 15 gola në total.
“Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva. Mesfushori 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Partizani dëshiron t’i shprehë mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”- thuhet në Komunikatën e Partizanit.
Top Channel