Disa nga kompanitë më të mëdha të basteve në Australi janë denoncuar për lehtësim dhe organizim të basteve me lojra ilegale, duke shtuar thirrjet për kthimin e parave nga klientët.
Agjencia e mediave dhe komunikimit në Australi dha njoftimin teksa thotë se vijon të konsultohet me industrinë e bixhozit dhe ekspertët shëndetësorë për ashpërsimin e rregullave.
Ligji në Australi thotë se lojtarët nuk mund të vendosin bast pas nisjes së një loje ose siç njihet ndryshe “baste live”, me qëllim parandalimin e fiksimin të rezultateve dhe mbrojtjes së njerëve nga varësia ndaj lojës.
Baste të tilla mund të vendosen me telefon, por jo nga celulari.
Por disa kompani u kanë lejuar klientëve në celularët e tyre ta bëjnë këtë duke shkelur ligjin për “bastet live”.
Agjencia vendase tha se kompanitë Sportsbet, Bet365 e Entain, kishin shkelur rregullat duke pranuar baste të tilla jo të vendosura nga telefoni.
Kompanitë refuzojnë pretendimet dhe insistojnë se i gjithë informacioni ishte dhënë me rruge telefonike.
Edhe në të kaluarën agjencia vendase Acma kishte vendosur gjoba ndaj kompanive për baste të jashteligjshme.
Në prill kompania Entain kishte pranuar 78 baste ilegale nga një turne golfi në Bangkok dhe u gjobit $13,200, çka është thuajse e pallogaritshme me xhiron dhe fitimet e grupeve si Ladbrokes e Neds teksa industria gjeneron 50 miliardë dollarë në vit. /The Guardian/
Top Channel