Një dëshmitare në vendin e ngjarjes tregon se si ndodhi plagosja e Aleksandër Curajt dhe thotë se pasi ka dëgjuar të shtënat i ka shkuar në ndihmë.
“Unë isha duke lyp dhe i dhashë ndihmën, unë nuk e njoh, e kanë parë të gjithë ngjarjen, ndenji 10 minuta, as 10 minuta, i thashë jepini ndihmë, erdhi polici rrugor dhe i dha ndihmën, në stomak e kishte problemin, këtu e kisha plagën, gjak shumë, në këmbë, unë i dhash ndihmën e parë, kurrkush nuk i dha, e pashë që ishte…dhe e ndihmova”, tha gruaja.
Pas një atentati me armë zjarri, nga një person ende i paidentifikuar mbeti i plagosur Aleksandër Curaj, i cili po merr ndihmën e bluzave të bardha të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Sipas informacioneve autori ka qëlluar katër herë ndaj tij dhe është larguar me biçikletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dentifikimin dhe arrestimin e autorit.
Top Channel