Dështon atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër/ Autori qëlloi katër herë ndaj tij, u largua me biçikletë

18/12/2023 09:32

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Shkodër.

I plagosur ka mbetur Aleksandër Curaj, i cili po merr ndihmën e bluzave të bardha të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Sipas informacioneve autori ka qëlluar katër herë drejt tij dhe është larguar me biçikletë.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, sipas policisë.

Një dëshmitare në vendin e ngjarjes tregon se si ndodhi plagosja e Aleksandër Curajt dhe thotë se pasi ka dëgjuar të shtënat i ka shkuar në ndihmë.

“Unë isha duke lyp dhe i dhashë ndihmën, unë nuk e njoh, e kanë parë të gjithë ngjarjen, ndenji 10 minuta, as 10 minuta, i thashë jepini ndihmë, erdhi polici rrugor dhe i dha ndihmën, në stomak e kishte problemin, këtu e kisha plagën, gjak shumë, në këmbë, unë i dhash ndihmën e parë, kurrkush nuk i dha, e pashë që ishte…dhe e ndihmova”, tha gruaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA